Xhaferi: Organet kompetente ta zbardhin rastin deri në fund vrasjen e 14-vjeçares

Prishtinë | 04 Dhj 2023 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Talat Xhaferi, ka kërkuar që të hetohet me të gjitha detajet rasti i vrasjes së 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska, që ishte raportuar e zhdukur.

“Arsyeja, përgjegjësia për fjalën e thënë dhe përmbajtja nga përhapja e dezinformatave duhet të mbizotërojë në jetën e përditshme të secilit”.

“Rastet e izoluara kriminale nuk duhet të përdoren për politikë ditore dhe as të barazohen me shoqërinë në tërësi. Organet kompetente ta zbardhin rastin deri në fund. Ngushëllime për të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën Vanjën”, ka thënë Xhaferi në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme