Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e ka drejtuar seancën e parë në gjuhën shqipe në Kuvend.
Xhaferi në takimin paraprak me gazetarët, ka njoftuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve siguron afat gjashtëmujor për përkthimin e materialeve të tjera të Kuvendit, përfshirë edhe mbishkrimet në institucionin ligjvënës. Ai ka thënë se gjuha shqipe në mbishkrimet e Kuvendit do të aplikohet bashkë me ndryshimet e emrit të ri të Maqedonisë.
Pavarësisht kësaj, Xhaferi është kundërshtuar nga VMRO-DPMNE-ja, e cila ka vlerësuar se drejtimi i seancave në gjuhën shqipe është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
Ndaj këtij vlerësimi ka reaguar, kryeparlamentari Xhaferi, i cili ka thënë se ligjet tjera dhe Rregullorja e Kuvendit nuk janë përshtatur akoma me ligjin e gjuhëve, dhe de nuk e pengon atë në zbatimin e tij në Kuvend.