Xhaka: “E din krejt bota, jam shqiptar me babë e me babëgjysh

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka është njëri prej ambasadorëve më të mirë shqiptarë në botë.

Ndonëse nuk merret me politikë, por i takon botës së sportit, ylli i Bayer Leverkusenit i ka bërë shqiptarët shpesh të mburren me paraqitjet e tij dhe me shenjat që i ka dhënë përmes gjesteve, duke mos e harruar asnjëherë prejardhjen e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit, e ka konfirmuar këtë edhe në një video të publikuar në Facebook nga babai i tij, Ragipi.

Mesfushori kualitativ në një video direkte në Tik Tok deklaron me shumë mburrje që është shqiptar, me babë e babëgjysh.

Të ngjashme