Xhaka flet për ndeshjen me Anglinë, pyetet edhe për Topin e Artë

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Zvicra do të përballet me Anglinë të shtunën në çerekfinale të Kampionatit Europian.

Para kësaj ndeshje, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka e dha një intervistë për mediumin zviceran, 20min.ch.

Ai foli për pritshmëritë e tij në këtë përballje

“Anglia ka shumë më shumë lojtarë se kombet e tjera që luajnë në ligën e tyre vendase. Kjo bën që për mua të jetë e veçantë, pasi gjatë kohës sime në Premier League kam luajtur kundër shumë prej tyre disa herë. Megjithatë, në thelb është një ndeshje eliminatore si çdo tjetër. Ne kemi vetbesim dhe jemi të fokusuar në forcat tona, pavarësisht kundërshtarit”, tha Xhaka.

Nëpër disa media të mëdha po përflitet emri i Xhakës si kandidat për Topin e Artë, teksa Xhaka tha se ai do të japë maksimumin dhe është i fokusuar vetëm në Euro 2024.

“Unë gjithmonë kam theksuar që aftësitë e mia duhet të vlerësohen nga të tjerët. Kur flitet papritur për Balon D’Or, është natyrisht falënderuese. Por ju gazetarët gjithashtu duhet gjithmonë diçka të re për të shkruar (qesh). Unë mendoj vetëm për këtu dhe tani, që është çerekfinalja e Euro 2024 kundër Anglisë. Unë do të jap gjithçka në fushë si gjithmonë dhe do të përpiqem të ndihmoj sa më mirë ekipin, sepse vetëm si ekip mund të bëjmë diçka historike”, u shpreh Xhaka.

Të ngjashme