Xhaka i përgjigjet Evra-s pasi i quajti “bebe”: Janë gjepura

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka thënë se pohimet e ish mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra se Topçinjtë po qëndrojnë mentalisht dobët dhe përshkrimi ‘bebe’ janë kotësira.

Eva duke qenë pjesë e një paneli në analizë të ndeshjes Sheffield United-Arsenal, të cilën e fituan nikoqirët, ka thënë se skuadra qe tash drejton Unai Emery i duket sikur para një dekade, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.

“Unë i quaja foshnjat e mia para dhjetë vjetësh dhe ata ende janë të tillë kur i shikon. Kjo është e vërteta, nuk është se po tregohem jorespektues kur e them këtë”, është shprehur Evra.

Sipas Xhakës këto pohime janë të pavenda.

“Kam shumë respekt për të sepse ka qenë një lojtar i madh, por duhet treguar i kujdesshëm kur thua të tilla gjëra”, ka thënë Xhaka.

“Ai i di këto situata aq mirë, dhe nuk është vetëm ai. Njerëzit flasim aq shumë gjepura dhe kjo është gjithmonë kështu. Duhet ndalur së foluri për anën mentale në lojë dhe të tilla kotësira”.

“Më vjen keq që e them, por për mua është ngjashëm sikur kur luaj në shtëpi apo mysafir – duhet fituar dhe të tregosh karakter të lartë dhe jo të shikosh të kërkosh përligje”.

“Është e çuditshme për mua sepse edhe ata kanë qenë në situatë sikur ne – ndoshta ishte e mirë, ose jo e mirë, por siç e thash nëse flet gjepura sikur këto çdo fundjavë atëherë ato që thuhen nuk mund të respektohen”, ka thënë 27 vjeçari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme