Xhaka i prin Zvicrës, Shaqiri në bankë – Publikohen formacionet zyrtare

Prishtinë | 15 Qer 2024 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Zvicrës dhe ajo e Hungarisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në Euro 2024.

Helvetikët do të ndeshen me hungarezët në ndeshjen e parë të Euro 2024 vlefshme për Grupin A.

Xherdan Shaqiri do ta nisë nga banka rezervë, ashtu siç u raportua më herët. Në bankë është edhe shqiptari tjetër Ardon Jashari.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet në “RheinEnergieStadion” të Këlnit me fillim nga ora 15:00.

Formacionet zyrtare

Hungaria: Gulasci; Lang, Orban, A.Szalai; Fiola, A.Nagy, Schafer, Kerkez; Sallai, Szoboszlai; B.Varga;

Zvicra: Sommer; Akanji, Schar, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Ndoye; Aebischer, Vargas; Duah;

Të ngjashme