Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se mesfushori Granit Xhaka mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Southamptonit të shtunën, në paraqitjen e parë që kur iu hoq shiriti i kapitenit te “Topçinjtë”.
Xhaka s’është paraqitur për Arsenalin që kur u përplas me tifozët e klubit kur u zëvendësua në ndeshjen me Crystal Palacen muajin e shkuar.
Reprezentuesit të Zvicrës më pas iu hoq shiriti i kapitenit nga Emery, ndërsa trajneri kishte thënë se Xhaka mund të mos luante më kurrë për Arsenalin.
“Ai po ndihet më mirë dhe po ndien se skuadra e tij është Arsenali dhe dëshiron të rimarrë besimin e tifozëve”, ka thënë Emery para ndeshjes në Premier Ligë të shtunën. “Pak nga pak, mund t’i ndihmojmë të kthehet dhe të lidhet sërish me ne dhe tifozët”.
Emery në konferencë ka thënë se do të vendosë nesër nëse Xhaka do të luajë ndaj Sotonit.