Xhaka rinovon kontratën me Baselin

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 10:43 | Nga

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë ka rinovuar kontratën me klubin zviceran.

Me anë të një statusi në Twitter, klubi zviceran ka konfirmuar se 25-vjeçari do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2021.

Vlen të theksohet se Baseli është kampion aktual i Zvicrës dhe kështu ka siguruar edhe grupet në Ligën e Kampionëve.

Për Xhakën ishin të interesuar disa skuadra italiane, me Fiorentinën në krye të listës.

taulantitwitter

Të ngjashme