Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” Labinot Maliqi në Prishtinë, ka vazhduar me traditën e shtrimit të iftareve për për personalitete vendore dhe ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Krahas pjesëmarrjes së ambasadorëve të QUINT-it dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, e pranishme ishte edhe ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv.
Kujtojmë që Xhamia “Bedri Kamberi”, që gjendet në “Lagjen e Spitalit” në Prishtinë, ka ofruar edhe këtë vit iftare falas çdo ditë përgjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit.