Xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli”, adresa për shumë besimtarë myslimanë në ditën e Kurban Bajramit

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Goxha kohë para agimit xhamia, “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë ishte adresa që kishin mësyrë shumë besimtarë myslimanë.

Aty u falë namazi i Kurban Bajramit, ceremoni e cila u përcoll deri çdo shtëpi.

Përveç përcjelljes së ritualit fetar, besimtarët patën rastin që të dëgjojnë ilahi të bukura nën interpretimin e Egzon Ibrahimit.

Ilahitë, mesazhet e urimet, i ndoqën shumë besimtarë që ishin të pranishëm, por edhe shikuesit e televizionit dhe dëgjuesit e radios, që po përcillnin gjithçka drejtpërdrejt.

Materiali më poshtë përmbledh gjithë ceremoninë që u transmetua për orë të tëra në ditën e Bajramit të Vogël.

Të ngjashme