Përveç në Notre Dame, Paris, zjarri shpërtheu dje edhe në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.
Disa video të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se si zjarri del nga çatia e një strukture të njohur si Dhoma e Lutjeve të Marwanit.
Agjencia e lajmeve të Palestinës, përmendi një roje të thoshte se të hënën, zjarri shpërtheu në dhomën ku po qëndronte ai, jashtë çatisë së Dhomës së Lutjeve të Marwanit, por zjarrfikësit e trajtuan atë me sukses.
Lajmi i incidentit në xhaminë Al-Asqa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe në qendër të konfliktit të vazhdueshëm arabo-izraelit, u anashkalua nga një zjarr shumë më i madh që përfshiu katedralen e Notre Dame në të njëjtën kohë.
Agjencia e lajmeve të Palestinës njoftoi se zyra e presidentit palestinez Mahmoud Abbas shprehu keqardhjen e tij të thellë të hënën mbi zjarrin që shpërtheu në katedralen historike të Notre Dame në qendër të kryeqytetit francez të Parisit, që shkaktoi rrëzimin e kullës së katedrales.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarreve të së hënës, ndonëse mediat franceze kanë sugjeruar se zjarri në katedralen e Notre Dame mund të ketë qenë i lidhur me përpjekjet e rinovimit në vazhdim.