Xhamisë në SHBA i vihet flaka në kohë të iftarit

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një xhami në shtetin Konektikat të SHBA’së ka pësuar dëme të mëdha pasi një sulmi me zjarrvënie.

Xhamia e cila ishte pronë e shërbimeve fetare të komunitetit turk, u përfshi në flakë të dielën në mbrëmje, kur besimtarët musliman ishin duke bërë iftar në shtëpitë e tyre.

Autoritetet policore kanë ofruar një shpërblim prej $2,500 për këdo që jep informacione lidhur me agresorët.

Në një deklaratë të tyre, thuhet se zjarri nisi nga hyrja e xhamisë dhe përfshiu atë deri në katin e tretë.

Nuk është raportuar asnjë humbje jete apo lëndim, por xhamia ka pësuar dëme të mëdha. Gjithashtu, sasia e madhe e ujit e përdorur për të shuar zjarrin ka shkaktuar dëme në pjesën e padjegur.

Muslimanët në SHBA përballen me shënjestrim të sulmeve të motivuara nga urrejtja, thonë raportet e FBI-së të publikuara në 2018-tën.

Shënjestrimi ndaj tyre ka rrënjën 18 vite më parë, kur vendi u trondit nga sulmet më të rënda terroriste që kanë prekur ndonjëherë tokën amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme