Xhamitë në Kosovë u hapën pesë ditë para datës së paralajmëruar

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Xhamitë në Kosovë janë hapur nga sot, me gjithë paralajmërimin se ato do të hapen nga 10 gushti. Kjo ka ardhur pas një vendimi të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Në bazë të rekomandimit të Myftiut Tërnava, njoftojmë besimtarët se nga sot do të fillojë falja e namazeve ditore në xhami (përfshirë edhe namazin e xhumasë), gjithnjë në përputhje me vendimin e BIK-ut për respektim të masave preventive ndaj Covid-19”, thuhet në një njoftim të publikuar nëpër rrjete sociale.

E Xhamia e Madhe në Prishtinë gjatë ditës ka publikuar fotografi nga falja e namazit të drekës, ku shihen besimtarë duke u lutur në respektim të distancës dhe me maska në fytyrë.

Të ngjashme