Xhandarmëria serbe hyn në Karaqevë të Kamenicës, reagon kryetari i Komunës

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëdnron Kastrati ka reaguar pas hyrjes së forcave të xhandarmërisë serbe në fshatin Karaqevw të Komunës së Kamenicës. Ai ka thënë se është e papranueshme hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, të shpallur gabimisht me marrëveshje të Kumanovës si zonë neutrale, raporton Ekonomia Online.

Kastrati, ka thënë se terrorizimi i banorëve të Karaqevës nga forcat serbe është i papranueshëm dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi edhe forcat e KFOR-it.

“ Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale (edhe pse gabimisht) dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë është KFOR-i. Hyrja e xhandarmërisë serbe në atë zonë dhe kontrollat që i bëjnë njerëzve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi.”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai ka thënë se është duke shkuar në Karaqevë për qenë afër banorëve.

“U desh të largohem në gjysmë të takimit dhe diskutimit me kryetarët e komunave të regjionit tonë për hapat që duhet të ndërmarrim si regjion për trajtimin e COVID-19 dhe në këto momente jam duke shkuar pranë atyre qytetarëve që po përballen me këtë situatë kërcënuese. Kjo është e papranueshme”, ka shkruar ai.

Xhandarmeria serbe

Në zonën kufitare të padefinuar ndërmjet fshatrave Breznicë e Karaçevë është parë xhandarmëria serbe.Në një video që është publikuar në Kamenicapress shihet një furgon e xhandarmërisë serbe afër fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës.Qytetarët të etnisë shqiptare që e kanë incizuar këtë pamje, i bëjnë thirrje kryeministrit Albin Kurti të mos i prish raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tyre, ka rrezik nga policia serbe që shihet se kanë zbritur në afërsi të Karaçevës

Gepostet von Kamenica Press am Freitag, 20. März 2020

Të ngjashme