Hetem Smakiqi, xhaxhai i ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka, tha se Policia nuk e kanë lejuar që të futet në shtëpi e nipit të tij, me arsyetimin se duhet që duhet të përfundojë bastisja e Speciales, raporton Ekonomia Online.
Duke komentuar bastisjet, ai tha se nuk janë në dijeni pse po ndodh ky aksion. Sipas tij, akuzat ndaj atyre që po gjykohen në Hagë janë të pavërteta.
“Na nuk di asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje. Deshëm të shkojmë me shikuar se çka po bëhet me ditë arsyet pse, tha s’mundeni me hy deri të dalin Policia”.
“… nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pavërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”.
Që nga mëngjesi shtëpia e Smakës është duke u bastisur nga Gjykata Speciale, përderisa telefoni i është konfiskuar Blerim Shalës.