Edin Xheko do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni. Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi boshnjak nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.
Kontrata aktuale e sulmuesit 35-vjeçar skadon në vitin 2022.
Drejtuesit e klubit të Romës janë pajtuar ta shesin Xhekon për të mos e humbur si futbollist të lirë.
Për sulmuesin shtatlartë interesim ka shprehur Juventusi.
Xheko këtë edicion me Romën ka shënuar 10 gola në të gjitha garat.
Ai është pjesë e klubit kryeqytetas që nga viti 2015 kur u transferua nga Manchester City.