Qeveria e Kosovës ka emëruar në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Xhelil Bekteshin.
Deri më tani Bekteshi e ka ushtruar postin e Sekretarit në Ministrinë e Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Lufi Zharku.
Xhelil Bekteshi ka qenë bashkëpunëtor i Isa Mustafes, kur ky i fundit ka udhëhequr me kryeqytetin e Kosovës. Në Prishtinë ai e ka mbajtur postin e drejtorit të Financave.