Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të komentuara në showbizz-in vendor, dhe paraqitjet e tyre në publik janë të shpeshta.
Çifti i njohur së fundi kanë udhëtuar së bashku për në Itali, nga ku edhe kanë sjell imazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale.
Xhensila ka ndarë fotografi gjatë vizitës së Koloseumit të Romës, ku në njërën nga to shihet përkrah bashkëshortit të saj, Besit.
Këngëtarja dhe humoristi kanë zgjedhur Romë për t’u larguar pak ditë nga rutina dhe angazhimet në Tiranë.
Ata dukeshin të lumtur dhe të dashuruar së bashku, teksa vëmendjen mori Xhensila me stilin e bukur të veshjes.
Kujtojmë që dyshja janë mjaft ta angazhuar në karrierat përkatëse, ndërsa edhe janë prindër të një vajze, Ajka.
Ndryshe, ditë më parë Xhensila befasoi fansat me ndryshimin e stilit të flokëve, ku u shfaq me flokë më të shkurtra se zakonisht, por që u pëlqye dhe prit mirë nga ndjekësit dhe komentuesit në Instagram.