Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shumë e pëlqyer nga fansat për këngët e saj.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Myrtezaj ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen mjaft tërheqëse në një fustan ngjyrë vjollcë.
Flokët e saj të zeza dhe fustani i saj me mëngë të gjata, i jepnin këngëtares një dukje edhe më joshëse.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Ndonëse kanë kaluar vetëm pak muaj pas lindjes, Xhensila vazhdon të jetë në top formë dhe të tërheqë me fizikun e saj.
Përndryshe “Çika çika” mban titullin kënga e saj e fundit, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me Ardian Bujupin, dhe që është pritur shumë mirë nga fansat.