Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar së fundmi disa video në “Instastory”, ku tregon linjat e hatashme që ka krijuar me stërvitjen e saj, dhe duket e mrekullueshme.
Në pamjet në fjalë, ajo shfaqet e veshur me një palë streçe pas trupit, që i ekspozojnë të pasmet dhe këmbët e tonifikuara. Gjithashtu në sy bie edhe barku i sheshtë.
Edhe pse ka arritur linja perfekte trupore pak kohë pas lindjes, Xhensila nuk ndalet. Këngëtarja duket në formë shumë të mirë, me veshjen e ngushtë pas trupit, ndërsa stërvitet nën mbikëqyrjen e trajnerit.
Pak ditë më parë, Xhensila dhe Besi festuan 3-vjetorin e kurorëzimit të dashurisë së tyre, fruti i së cilës është vogëlushja e tyre Ajka.