Sonte në kuadër të programit veror “21 gradë”, befasitë e shumta ka përjetuar Xhensila Myrtezaj.
Në këtë emision Xhensila ka folur për shumë momente të karrierës së saj. Pak më gjatë ajo u ndal në klipin e fundit të publikuar para tre ditësh “High Love” ku numëron më se 500 mijë klikime.
Ajo për herë të parë tregoi për datën e martesës. Pyetjes së Bleronës se kur do të jetë data që Xhensila dhe Besi t’i japin fund beqarisë, Xhensila tregoi enkas për “21 Gradë” se vera e ardhshme do të sjellë risi në jetën e tyre duke e kurorzuar dashurinë me martesë.
Xhensila zbuloi edhe planet e pakta të cilat i ka bërë për dasmë. Ajo tregoi se dasma do të mbahet në Tiranë, sepse është kryeqyteti shqipëtar vendi ku ajo dhe Besi jetojnë.
Xhensila Myrtezaj, që nga fillimi i karrierës ishte e suksesshme dhe shumë shpejtë u fut në treg me kengën e parë “Engjëlli im”.
Numri i fansave të saj filloi të rritet shumë shpejtë me hitet e shumta që ajo i ka sjellë.