Basel ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Thunit, në xhiron e tretë të Superligës së Zvicrës.
Në këtë ndeshje kontributin e tij e dha edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Ai ia bëri sefte në këtë edicion duke tundur një herë rrjetën.
Shaqiri realizoi në minutin e 75-të.