Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshje personale me Lyonin

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin francez, Lyon dhe një transferim mund të përfundoj shumë shpejtë.

Shaqiri mendohet se ka luajtur tashmë ndeshjet e fundit me Liverpoolin, pasi këtë verë do të largohet nga klubi anglez.

Ofertat për yllin shqiptar nga Gjilani nuk kanë munguar asnjëherë, por është një klub më këmbëngulës.

Bëhet fjalë për francezët e Lyonit, të cilët thuhet se kanë fituar garën për transferimin e Shaqirit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Shaqiri ka përfunduar marrëveshjen e tij mbi kushtet personale me Lyonin.

Kontrata që Shaqiri do ta nënshkruaj me Lyonin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2024.

Romano shton se Shaqiri tani po shtyn të bashkohet me skuadrën e Ligue 1, e cila po ofron 6 milionë euro plus bonuse, ndërsa Reds duan më shumë.

Mes klubeve ende nuk ka marrëveshje, por bisedimet janë në vazhdim.

Të ngjashme