Në ditët e sotme, nuk janë vetëm femrat ato të cilat po bëjnë intervenime në trupin dhe pamjen e tyre.
Ndërhyrjeve të ndryshme tashmë u janë bashkuar edhe meshkujt, veçmas kur është fjala tek transplantimi i flokëve.
Së fundmi, shumë personazhe publike kanë mbjellë flokët, e këtë kohë këtij procesi i është nënshtruar edhe futbollisti i njohur Xherdan Shaqiri.
Ky i fundit është rikthyer në fushat e blerta pas më shumë se një muaji për shkak të një lëndimi që kishte.
Duket se futbollisti gjilanas e ka shfrytëzuar këtë kohë të lirë për të përmirësuar dukjen e tij, pasi siç shihet ka bërë transplant të flokëve.
Dhe kjo vërehet më së miri nëse shikojmë imazhet e tij të vjetra dhe këto që ka realizuar tani, gjersa rrëmben vëmendje me pamjen e re.
Stili i ri i flokëve me sa duket i ka dhuruar më shumë fat Shaqirit, pasi me t’u rikthyer ka shënuar një gol në ndeshjen e mbrëmshme me Evertonin, ndërkohë që ky ishte vetëm goli i parë këtë sezon në Ligën Premier për Shaqirin, nga tri ndeshje të zhvilluara, shkruan telegraf.