Xhevdet Shabani, është edhe lojtari i radhës i cili ka përfunduar bashkëpunimin me Dritën.
“Rrapa” nuk ka arritur akordin e marrëveshjes me skuadrën gjilanase dhe kështu ai është larguar nga Drita.
Ai përmes një shkrimi në postimin e tij, ka rrëfyer një histori të gjatë duke i falendëruar të gjithë ata që i kanë përkrahur gjatë gjithë këtyre viteve sa ishte pjesë e tyre.
Postimi i Shabanit:
Pershendetje sportdashes
Pas nje periudhe te gjate te kaluar ne klubin e Drites, ka ardhur momenti qe te ndahemi pasi nuk kemi arritur marreveshje per bashkepunim te metutjeshem!
Dua t’i falemnderoj te gjithe ata qe na kane perkrahur gjate ketyre viteve, ne te cilat une kam kaluar momentet me te mira ne karriere, duke fituar tituj kolektiv e individual dhe duke i gezuar tifozet me te mire ne vend INTELEKTUALET!