Xhihadistët sulmuan një bazë ushtarake në Somali, në të cilën trupat amerikane i stërvisin forcat speciale lokale.
Sulmi ndodhi në bazën Baledogle, në rajonin Shabelle e Poshtme, por nuk u raportua për viktima.
Përgjegjësinë për të e mori grupi militant Al-Shabab, duke thënë se ka përdorur makinë bombë për të hyrë në bazë.
Zyrtarët ushtarakë thanë se xhihadistët janë zmbrapsur.
Baza, e cila ndodhet rreth 100 km në perëndim të kryeqytetit Mogadishu, strehon forca speciale amerikane, forca speciale somaleze dhe paqeruajtës të Ugandës.
Shtetet e Bashkuara i kanë shtuar ndjeshëm sulmet ajrore kundër grupit Al-Shabab, i cili është i lidhur me Al-Kaidën, qëkur presidenti Donald Trump ka marrë detyrën në janar të vitit 2017.
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Al-Shababi ka kontroll mbi pjesë të mëdha të Somalisë dhe aftësi të kryejë sulme me bombardues vetëvrasës, pajisje eksplozive, mortaja dhe armë të vogla.
Në në tjetër zhvillim, të hënën në Somali, një konvoj i forcave italiane u godit po ashtu nga një shpërthim.
Ministria e Mbrojtjes e Italisë tha se nuk është raportuar për viktima.