Saeid Mollaei e fitoi medaljen e argjendtë në xhudo në Lojërat Olimpike në Tokio të martën dhe e përdori atë për ta nderuar armikun e atdheut te vet.
Mollaei, i lindur dhe rritur në Iran por që garon për Mongolinë, ia kushtoi medaljen e argjendtë Izraelit. Irani dhe Izraeli janë armiq që prej vitit 1985, raporton Gazeta Express.
Mollaei e fitoi medaljen e parë olimpike në xhudo dy vjet pasi e braktisi atdheun e vet, Iranin. Ai u largua pasi, siç kishte thënë, trajneri i ekipit kombëtar iranian e kishte urdhëruar të humbë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2019, në mënyrë që të mos përballej me xhudistin izraelit Sagi Muki.
Pasi e fitoi medaljen e argjendtë në Tokio, Mollaei tha: “Faleminderit Izraelit për energjinë e mirë. Këtë medalje ia kushtoi edhe Izraelit. Shpresoj se Izraeli është i lumtur me këtë fitore”.
“Todah”, shtoi ai në gjuhen hebraishte, që në shqip do të thotë: “Faleminderit”.
Izraeliti Muki e uroi Mollaein për fitimin e medaljes. Ata u bënë miq pas incidentit në vitin 2019.