Xhudisti i ri kosovar, Dardan Cena, sot ka shënuar një sukses në Kupën Evropianë për kadetë, të mbajtur në Poloni.
Cena, në kategorinë 66kg, ka fituar medaljen e bronztë në garën Kupa Evropiane U18, Bielso Biala.
Trajneri Driton Kuka, ka shkruar në Facebook se Cena sot ka fituar medaljen e tij të parë zyrtare.
“Në Judo World Cirkuits për kadet sot në Poloni u mbajt Kupa Evropiane U18 dhe Dardan Cena me tri fitore e një humbje, fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 66 kg! Këtu shihet fitorja e tij për medalje të bronztë kundër garuesit Slloven”, ka shkruar ai.