Xhuli: Nuk më pëlqejnë rrobat e gjumit, flej gjithmonë e zhveshur

Prishtinë | 16 Mar 2023 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Njëra ndër banoret më të komentuara të shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” padyshim që është Juliana Nura.

Në rrugëtimin e saj drejt finales së madhe ajo shpesh herë bëri gafa me deklarata të ndryshme, por edhe u përfshi në shumë debate të forta me banorët e tjerë.

Por, ndonëse kanë mbetur dy ditë deri në finale e 17 marsit, Xhuli po vazhdon të flas për rutinën e saj ditore dhe këtë e bëri edhe së fundmi.

Modelja nga Drenica në një diskutim me dy banorët e tjerë Stresin dhe Mbresën tha se preferon të flejë e zhveshur.

“Shumë rrallë më gjejnë në pizhame, së pari nuk kam pizhame hiç në shtëpi, hera e parë që kam blerë është kur kam ardhur këtu, unë gjithmonë fle zhveshur, ku është lezeti me fjet me rroba, flejë zhveshur si të ka falur Zoti”, u shpreh Nura.

Të ngjashme