Xiaomi lanson MI VR Play 2

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 20:30 | Nga

Sot Xiaomi ka zbuluar pajisjen e tyre të re VR. Thirret MI VR Play 2 dhe është pasardhësi i Mi VR Play, që është lansuar një vit më parë.

Gjenerata e dytë ka një çmim shumë të volitshëm, njejtë sikurse modeli paraprak. Nëse jeni në Kinë, mund ta bleni Mi VR Play 2 për vetem 14 dollarë.

Pajisja do të jetë e gatshme për treg më 19 prill. Në krahasim me modelin paraprak, modeli i ri është i ndërtuar nga një material tekstili, që e bën vendosjen në fytyrë më të rehatshme.

Produkti i ri VR nga Xiaomi është poashtu shumë më i lehtë dhe vjen me disa vrima ‘të padukshme’, për qarkullim më të mirë të ajrit rreth fytyrës suaj, gjatë përdorimit.

Xiaomi ka deklaruar se e ka përshtatur edhe më mirë këtë model për futjen e telefonit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme