Në konferencën World 5G në Kinë, CEO i kompanisë Xiaomi, Lei Jun e mbajti një nga fjalimet e shumta që do të mbahen në skenën kryesore.
Gjatë fjalimit të tij, ai zbuloi se kompania është në fazën e fundit të ndërtimit të fabrikës së vet 5G, në të cilën do të kryhet zhvillimi dhe prodhimi i modeleve flamurtare 5G të kompanisë. Pritet që ndërtimi të përfundojë në dhjetor, raporton GSMArena.
Fabrika ndodhet në zonën ekonomike dhe teknologjiko-zhvillimore në Pekin dhe do të ketë linja të mëdha të automatizuara të prodhimit për ta rritur efikasitetin e prodhimit. Në të gjithashtu do të ketë edhe shërbime Cloud dhe laboratorë 5G.
Kapaciteti i pritshëm prodhues i fabrikës e cila shtrihet në 187,000 metra katror është rreth 60 telefona në minutë, apo një telefon 5G çdo sekondë, që është 60% më shumë se fabrikat tradicionale.
Në fazën e parë, fabrika do t’i prodhojë një milion njësi, që nuk është shumë, pasi që është në gjendje t’i prodhojë 30 milionë për 365 ditë, shkruan KOHA Ditore. Një nga përparësitë e fabrikës së re është që kompania do të mund ta planifikojë shitjen e sasive të mëdha më shpesh, si dhe t’i plasojë pajisjet e veta në treg më shpejt se më parë.