Xiaomi paralajmëron telefonin Black Shark 2 Pro

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Brendi i Xiaomit Black Shark, i cili fokusohet në gaming, do ta lansojë modelin e azhurnuar në kuadër të gjeneratës së dytë të telefonit. Xiaomi tashmë e ka paralajmëruar pajisjen, e cila do të prezantohet më 30 korrik, ndërsa telefoni është emërtuar Black Shark 2 Pro, raporton GSMArena.

Teaseri më i ri, i postuar në profilin e kompanisë Weibo, na tregon pjesën e pasme të telefonit. Edhe pse dizajni i jashtëm është paksa i ngjashëm me modelin Black Shark 2, dallimi është në dy linja vertikale. Nuk dihet për çfarë shërbejnë ato, ndërsa thashethemet theksojnë se bëhet fjalë për LED-e të reja adaptuese, të zhvendosura nga skaji i modelit origjinal Black Shark 2.

Telefoni i ri do ta përdorë çipsetin Snapdragon 855 Plus dhe do t’i ketë deri në 12GB RAM, shkruan KOHA Ditore. Procesori i përmirësuar i Qualcommit premton një përmirësim prej 4.2% për performancën e CPU-së dhe rreth 15% përmirësim të performancës së GPU-së.

Mbetet ta presim lansimin zyrtar të modelit Black Shark 2 Pro që ta mësojmë pjesën tjetër të specifikimeve dhe të shohim se çfarë ndryshimesh të tjera fizike do t’i implementojë telefoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme