Sipas një spekulimi nga Kina, Xiaomi do të lansoj pasardhësin e Mi Max brenda disa muajve. Specifikisht, raporti që vjen në formën e postimit në Weibo tregon se pajisja do të lansohet në maj.
Sa i përket specifikave, spekulimi bën të ditur se telefoni do të ketë ekranin e madhësisë së njejtë me paraardhësin e tij, me gjithsej 6.44 inç.
Megjithatë, modeli i ri do të funksionojë përmes procesorit nga Qualcomm, Snapdragon 660.
Pajisja do të ketë RAM memorie prej 6GB, hapësirë të brendshme prej 128GB dhe bateri të kapacitetit prej 5,000 mAh.
Megjithatë, asnjë prej këtyre informatave nuk është konfirmuar zyrtarisht, kështu që duhet të mbajmë një dozë rezervimi derisa të kemi detaje të sakta nga kompania.