Pas lansimit të smartfonit të parë “Mi” në muajin nëntor me Mi Watch, Xiaomi ka zbuluar orën e re të mençur Watch Color.
Xiaomi, në anën tjetër, nuk ka zbuluar specifikat dhe çmimin e orës së re të mençur, por këto detaje pritet të zbulohen më 3 janar kur edhe do të dalë për shitje në Kinë, shkruan gsmarena.
Duke shikuar fotografitë që i ka postuar Xiaomi, mund të themi se Watch Color ka ekran në formë të rrumbullakët i cili besohet se me diagonale prej 1.39-inç dhe rezolucion prej 454 x 454 pikselë, transmeton Koha.net. Po ashtu, mund të ofrojë mbështetje për të gjitha aplikacionet dhe veçoritë për fitnes, duke përfshirë sensorin për matjen e pulsit, matësin e shpejtësisë si dhe barometrin.
Gjithashtu, Xiaomi Watch Color mund të jetë edhe rezistent ndaj ujit duke u bazuar në njërën nga fotografitë e postuara.
Ora e re e mençur e Xiaomit, po ashtu, do të jetë në dispozicion me tre ngjyra: të argjendtë, të arit dhe të zezë.