Lamine Yamal po zhvillon sezon pozitiv me Barcelonën, teksa këtë sezon ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 11 asiste. Në një intervistë për ESPN, Yamal preku tema të ndryshme.
“Ajo që unë po kërkoj është të argëtohem, nuk mendoj shumë për gjëra të tjera.
“E vërteta është se nuk mendoj shumë për atë që po bëj apo për atë që do të bëj nesër. E di sa e rëndësishme është të luajë për Barcelonën, por nuk mendoj për presionin. Dua të luaj dhe të argëtohem.
“Unë jam një nga ata njerëz që gjithmonë i besoj ekipit. Që nga fillimi i sezonit kam synuar gjithmonë maksimumin dhe mendoj se i kemi atributet për të fituar të trija trofetë ku luajmë”, tha Yamal.