Ish-ylli i Barcelonës dhe Manchester City-t, Yaya Toure, është pensionuar edhe zyrtarisht nga futbolli.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij, Dimitry Seluk, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter.
“Yaya Torue i dha fund karrierës së tij si lojtar. Tani në radhë është karrierë në trajnim”, ka shkruar Seluk në Tëitter.
Ish-përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë njohu sukseset më të mëdha me Barcelonën me të cilën fitoi cdo trofe të mundshëm, si dhe me Manchester City-n me të cilët u shpall tre herë kampion i Anglisë, një herë fitues i kupës dhe i kupës së ligës dhe një herë i superkupës.