Shumë emra të estradës janë bërë pjesë e kampanjës “Ti barabartë unë”.
Në nder të 3 dhjetorit, e njohur ndërkombëtarisht si Dita e Personave me nevoja të veçanta, u realizuan disa aktivitete që zbukuruan këtë ditë për ata që vërtet kanë nevojë, shkruan lajmi.net.
Pjesë e kësaj kampanje janë bërë emra të shumtë të estradës shqiptare. Në kanalin YouTube është publikuar një video nga takimet që ata kanë zhvilluar, teksa mesazhi ka qenë i qartë: “Një buzëqeshje dhe mbështetje për ata që kanë nevojë”.
Organizatori i kësaj iniciative, balerini Shemsedin Sajhadi thotë për Telegrafin se ndjehet i lumtur që edhe këtë vit pati shansin ta çojë përpara këtë kauzë.
“Me rastin e 3 dhejtorit që shënohet si Dita e personave me nevoja të veçanta, edhe këtë vit kemi realizuar një projekt mbështetur nga shumë emra të njohur të estradës, për t’iu dhuruar buzëqeshje atyre që vërtet kanë nevojë”, tha Sajhadi.
Kjo video tashmë ka filluar të shpërndahet nëpër rrjete sociale.