Fatkeqësisht, mbrëmë ishte fundi për kombëtaren shqiptare në Euro 2024.
Shqipëria u mposht nga Spanja në xhiron e fundit të fazës së grupeve, duke e mbyllur aventurën e Evropianit.
Mbrëmë në duelin ku na duhej fitorja, u mposhtëm 0:1 nga superfuqia, Spanja në Dusseldorf.
E mesfushori nga Shtimja, Ylber Ramadani ka dalë me një reagim sot pas eliminimit të mbrëmshëm të kuqezinjve.