Tashmë edhe zyrtarisht, futbollisti nga Ferizaj, Ylber Ramadani është futbollisti më i ri i skuadrës italiane, Lecce.
Skuadra italiane ka njoftuar sot zyrtarisht për transferimin e Ramadanit, me të cilin kanë arritur marrëveshje tre vjeçare.
“Lecce njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat e regjistrimit të lojtarit Ylber Ramadani nga Aberdeen FC.
Mesfushori i lindur në vitin 1996 i kombëtares shqiptare, i cili tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore, ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me opsion për atë të radhës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Aberdeen nuk ka zbuluar shumën e transferimit, derisa i ka uruar Ramadanit suksese në aventurën e re.
Ramadani pritet të përfitojë rreth 500 mijë euro në sezon te Lecce.