Ylber Ramadani në modë. Mesfushori kuqezi, pasi zhvilloi kampionat shumë pozitiv në Itali me modestët e Lecces, tregoi një formë të mirë edhe në Europian.
Ramadani ishte i ftuar në Kosovë në një emision, teksa pranoi se ka oferta dhe se mund të ndërrojë mjedis.
“Ka patur oferta, por nuk mund të flas pa u konkretizuar.
Kam oferta, pasi kam bërë sezon të mirë. Pa u arrit marrëveshja nuk mund të flas” – tha ai për “Euro Dueli”.
Ramadani luajti në 3 ndeshjet e grupeve në Europian, atë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.