Një tjetër projekt të ri muzikor për këtë fillimvit është duke e përgatitur edhe këngëtari Ylli Limani.
Ai ka njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale se së shpejti do të sjellë këngën e re, e cila duket të jetë një baladë e përshtatshme për këtë kohë.
Madje, para lansimit ai ka ndarë në rrjete sociale edhe një fragment të shkurtër të këtij projekti.
“Nëse jeni duke dëgjuar këtë jeni shumë vonë, kur t’kujtohet, së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.
Reagimet në komente ishin të menjëhershme, fansat e të cilit mezi po presin për prurjen e radhës të 26 vjeçarit.
Ylli të fundit projekt e solli në fund të vitit që lamë pas në bashkëpunim me artisten Dafina Zeqiri.