Këngëtari shumë i dashur për audiencën shqiptare, Yll Limani, ishte për një kohë të gjatë cak i medieve rozë, për arsye tashmë të njohur, shkruan Kosovarja.
Provokimet e njëpasnjëshme, duke shkaktuar turbullira, për një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares Altuna Sejdiu, ishin top-lajmet që e mbajtën vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Megjithëse, kjo pas një kohe doli të mos jetë e vërtetë, këngëtari tash e disa muaj po pushon në heshtje, duke mos u bërë edhe aq aktiv sa i përket pjesë produktive si artist.
Vokali i tij, stili unik në të kënduar, janë tipare tipike prej artisti, të cilat i dhanë një shtysë shumë të madhe drejt suksesit në afat rekord. E meqë është “zhdukur” paksa nga skena muzikore, janë postimet e tij, që po e sjellin sërish për audiencën, e njëherit edhe vetë Yllit vëmendjen që e gezonte.
Postimet e tij të fundit, shfaqin atë në pushime, sëbashku me miqtë e tij, ndër të cilët nuk dihet saktësisht, por afërsia që po shfaq në imazhe, ngrit dyshime nëse Ylli ka nisur një romancë me një bukuroshe apo është thjeshtë mike e afërt? Gjithsesi, që të dy tejet simpatik, rrezatojnë pozitivitet pranë njëri-tjetrit.