“Prej se jena nda” titullohet kënga më e re e Yll Limanit që është publikuar me videoklip.
Vetë këngëtari është kujdesur për muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge.
Projekti është prodhim i Gëzim Lazrit nga Diverse Music, ndërsa miksimi dhe masterizimi është bërë nga Lorenc Aliaj i Avaxus.
Xhirimi i videoklipit është bërë nga produksioni Imagine Films.
“S’ka dashni” titullohet një prej këngëve më të fundit të Ylli që u lansua në muajin prill.
Kënga ishte bashkëpunim me Danin dhe u lansua me videoklip.
Kjo këngë është pëlqyer shumë dhe videoklipi është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube.