Përgjatë 2022, Ylli Limani realizoi projekte të shumta muzikore që rezultuan tejet të suksesshme, por edhe koncerte e mbrëmje të shumta muzikore përgjatë gjithë vitit.
Vetë ai Vet artisti u shpreh se ky vit ia ka ndryshuar jetën duke thënë se ishte më i miri dhe më i vështiri i jetës së tij.
“2022 ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Ka qenë viti më i miri dhe më i vështiri i jetës time. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit që e doni muzikën time …mirënjohjen time nuk do të di kurrë me e shpreh qysh ju e meritoni! Faleminderit le ta bëjmë këtë 2023. Gëzuar”, ka shkruar Ylli në postim.