Yll Zekaj vazhdon angazhimin si konsulent juridik i AGK-së

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë-Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), njofton se me mbështetjen e dhënë nga Misioni OSBE-së në Kosovë, ka angazhuar, Yll Zekajn, si konsulent juridik për të ofruar ndihmë juridike organizatës dhe anëtarëve të saj.

“Për AGK-në, mbrojtja ligjore e komunitetit që përfaqësojmë është një nga komponentët më të rëndësishme, andaj, jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë nga OSBE-ja, për të angazhuar Zekajn si konsulent juridik”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK-ja, inkurajon të gjithë kolegët që t’i raportojnë rastet e shkeljeve të drejtave në vendin e punës, gjithashtu dhe rastet kur pengohen gjatë kryerjes së detyrës apo janë cak i sulmeve e kërcënimeve online, dhe atyre fizike.

Të ngjashme