Skuadra turke, Galatasaray, ka nisur tentimet për të transferuar yllin e skuadrës së Chelsea.
Galatasaray po synojnë që të transferojnë Tiemoue Bakayoko, në formë huazimi, raporton ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
Skuadra turke duhet t’i sigurojë mesfushorit një pagë prej 120 mijë funteve në javë, të cilën ai e siguron në Londër.
Chelsea kanë si prioritet transferimin e lojtarit në formë permanente, dhe për të kërkojnë 40 milionë funte.
Trajneri i ri i Chelsea, Lampard, gjatë fazës parasezonale, i ka dhënë 188 minuta në dispozicion lojtarit, por duket se ai nuk ka bindur me paraqitjet e tij.