Ylli i Evertonit rrëfen kohën kur shiste akullore dhe mendonte ta linte futbollin

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Evertonit, Richarlison, ka pranuar se rruga drejt Premier Leagues ka qenë mjaft e vështirë, madje në një moment ai gati sa nuk e kishte lënë futbollin dhe i ishte dashur të shiste akullore për të ndihmuar familjen.

Richarlison, 21-vjeçar, ka gëzuar një rritje meteorike në elitën angleze, pasi u transferua dy herë nga trajneri Marco Silva, fillimisht në Watford dhe verën e vitit të kaluar tek Evertoni, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”.

Braziliani shkëlqeu në stinorin e tij të parë në Angli, duke bindur Evertonin që të shpenzonte 45 milionë euro për të transferuar atë. Ai ka shënuar këtë edicion për Evertonin 13 gola në të gjitha garat.

Mirëpo Richarlison ka pranuar se rrugëtimi i tij deri tek Evertoni nuk ka qenë i lehtë dhe gati sa nuk u ndal plotësisht nga presioni për të ndihmuar familjen që të sigurojë para.

“Pasi prova ime e parë shkoi keq, kur unë isha 16-vjeçar, gjithmonë kërkohesha në shtëpi që të punoja. Nëna ime donte që të punoja dhe studioja, më vendosi nën presion për të sjellë ushqim dhe të jem anëtar i denjë i familjes. Isha shumë pranë që të hiqja dorë dhe të siguroja një vend pune”, ka deklaruar Richarlison për “Liverpool Echo”. “Unë shisja akullore, punoja në një autolarje dhe gjyshi im kishte një tokë dhe e ndihmoja edhe atë. Ai mbillte kafe dhe kikirikë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme