Ylli i Formula 1, baba për herë të parë

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Jenson Button ka njoftuar se shumë shpejtë do të bëhet baba për herë të parë.

Shoferi i garave, Jenson Button, nëpërmjet një postimi në Instagram i ka njoftuar ndjekësit se shumë shpejtë do të bëhet baba për herë të parë, transmeton lajmi.net.

Ai dhe modelja Brittny Ward nisën lidhjen e tyre në vitin 2016 ndërsa me fejesë dashurinë e kurorëzuan vitin që lamë pas.

Button ka qenë më parë i martuar me modelen Jessica Michibata, por çifti konfirmoi ndarjen e tyre në dhjetor 2015./Lajmi.net/

Të ngjashme