Alexis Sanchez thotë se është i etur t’i lumturojë tifozët e Interit këtë sezon në dy garat e mbetura, Serie A dhe Ligën e Evropës.
Për zikaltër do të rinisë kapitulli titull dhe në Ligën e Evropës, por duhet të gjenden gati. Kiliani, i huazuar nga Manchester United, shpreson që çdo gjë të shkojë mirë dhe t’i dhurojnë tifozëve një kënaqësi që presin prej thuajse 10 vjetësh.
“Nuk dua të humbas kurrë, as edhe në stërvitje… Kur gabohet një pasim tepër i lehtë më vjen të plas, jam i gatuar kështu”, ka thënë Sanchez, i cili që dëshiron të lërë pas problemet e dëmtimeve dhe përshtatjen e vështirë në Serie A me fanellën e Interit.
“Kemi mundësinë për të rinisur të luajmë dhe të praktikojmë profesionin dhe zbavitjen tonë, futbollin. Do të bëjmë çmos që tifozët të kënaqen këtë sezon dhe të festojnë”.
Në fund, elozhe edhe për Antonio Conten: “Conte të bën të mësosh gjëra të reja në futboll, të shpjegon si të luash: është një punë e thellë, e udhëhequr nga mentaliteti dhe që synon fitoren. Ai na tregon rrugën”.