Mirlind Kryeziu nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e rëndësishme të nëntorit.
Mbrojtësi i Kosovës ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e 20 tetorit kundër Luganos.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC Zurich.
Në njoftimin e FC Zurich thihet se Kryeziu shkaku i këtij lëndimi nuk do të jetë në dispozicion për disa javë.
“Ne i dëshirojmë Mirlindit shërim të shpejtë”, thuhet tutje në komunikatë, përcjell lajmi.net.
Kryeziu ka zhvilluar tetë ndeshje me FC Zurich këtë sezon në Superligën e Zvicrës.